Gjendje alarmante në QKUK: Mjekët po vendosin kush duhet të jetojë e kush të vdesë

Autori: Gazeta inFokus
23:44 | 29 July 2022
Për një muaj në Kosovë mesatarisht diagnostikohen 122 raste të reja me kancer. Ndërkohë veç për pesë muajt e parë të këtij viti, në vend janë shfaqur 611 raste të reja me këtë sëmundje. Por, në vendin tonë, kostoja për shërimin e kancerit llogaritet të jetë mjaft e lartë.
Megjithatë, përkundër kostos, po ka edhe mungesë të furnizimit me barna. E kjo është goxha shqetësuese.
Një punonjëse shëndetësore në Kosovë, gjegjësisht Merita Brovina, përmes një postimi në Facebook, ka shokuar miqtë e ndjekësit.
Madje, ajo u ka bërë edhe ftesë publike kryeministrit e ministrit të shëndetësisë.
Sipas shkrimit, në QKUK mjekët po zgjedhin kush duhet të jetojë e kush të vdesë.
Përveç kësaj, ajo dha edhe detaje për këtë, duke shtuar se për një medikament siç është “Pembrolizumab”, i destinuar për të sëmurët me kancer, ka mungesë të madhe.
Jo vetëm kaq, sipas Brovinës, sot është dashur të arrijnë afro 80 ampulla të medikamentit në fjalë, por që kanë arritur vetëm dhjetë sosh.
“Në kushte lufte apo emergjence të natyrave ekstreme mjekësore personeli mjekësor eshtë i detyruar të bëj punën e Zotit, të selektojë kush mund të jetojë e kush jo. Personeli mjekësor këtë formë të triazhimit e veprimit legjitim e mëson në lëndën Kirurgji Luftarake!I dashur Kryeministër dhe i nderuar Ministër i Shëndetësisë.Ju informoj që ne sot në klinikën e Onkologjisê nuk patëm fatin të jemi të përzgjedhur në mesin e atyre që kanë të drejtë të vazhdojnë të jetojnë.Kush dhe si e bêri përzgjedhjën që në kushte normale i takon vetëm Zotit, besoj që duhet të angazhoheni që ta kuptoni e zbërtheni!Pembrolizumab është një prej barnave mjekuese për të sëmurët me kancer i cili nuk mund të blehet në treg vendor e askund në rajon.Nga 80 ampulla sa duhet të furnizohet klinika e Onkologjisë sa i kanë të planifikuara dhe të kontraktuara sot pas një jave vonesë, klinikës i kanë ardhur vetëm dhjetë”, ka shkruar fillimisht ajo.
Tutje, Brovina vazhdoi se 70 frymëmarrje të tjera s’e patën fatin të furnizohen me Pembrolizumab.
“Në mesin e atyre 80 pacientëve që presin ta marrin ilaçin janë përzgjedhur dhjetë të cilët në tentativat më të vrazhda për mbijetesë e kanë kuptuar me rrugë joformale që ilaçi vjen sot andaj kanë zënë dyert e klinikës para se ilaçi të zbarkojë në klinikë.Ne të 70- tët që e kuptuam me vonesë e vrapuam të marrim ilaçin nuk ishim me fat.10 dhe 70 bëjnë 80 por nuk janë numra, janë jetë, njerëzish të këtij vendi që frymojnë, që sot dikush në këtë institucion të quajtur QKUK ka bërë punën e Zotit duke i selektuar: ti mund të vazhdosh të jetosh e ti jo!Probabiliteti për të pasur shansën për të jetur pak më gjatë sot ishte 1:8.Ne nuk e patëm atë fat e bashkë me ne edhe 70 frymëmarrje tjera!”, përfundoi ajo.
Gazeta Nacionale kontaktoi me Ardian Millakun, drejtorin e repartit të onkologjisë në QKUK, por që i njëjti nuk preferoi të flasë, me pretekstin se ka paraqitur dorëheqjen.
“Jo jo, unë kam dhënë dorëheqje. Duhet të kontaktoni Arben Bislimin”, përfundoi shkurt ai, duke thënë se nuk e di nëse sot në repartin që e drejton edhe momentalisht kanë ardhur më pak ose më shumë ampulla Pembrolizumab.
Gjithashtu, Gazeta Nacionale tentoi të marrë një pergjigje edhe nga Bislimi, por ky i fundit ishte totalisht i paqasshëm.
Pembrolizumab nuk është hapi i vetëm që mungon në klinikën gjegjëse.
Ditë më parë, për Nacionalen, një pacient i diagnostikuar me kancer në prostatë tha se krahas vështirësive që i janë shfaqur atij nga sëmundja kohëve të fundit, ky pacient po ballafaqohet edhe me vështirësi në sigurimin e ilaçeve që do t’i ndihmonin atij ta luftojë më lehtë sëmundjen.
Bëhet fjalë për tabletat ‘Zytiga’, të cilat tash e një muaj janë mungesë në Klinikën e Onkologjisë së QKUK-së.
E të njëjtat, vështirë se mund të gjenden edhe në treg. Por edhe po të gjendeshin, çmimi i tyre është marramendës.
“Po na thonë që ka mungesa të mëdha të këtij ilaçi në Onkologji. Ju lutem, bisedoni me ta, të kenë pak presion, ndoshta i sigurojnë. Kam lypë në krejt Kosovën e s’kam gjetë”, tha ky pacient për Nacionalen.
Për problemet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në përgjithësi e repartin e onkologjisë në veçanti, Nacionale ka raportuar vazhdimisht.
Të tjera
-
Zëdhënësi i AAK-së e quan Kurtin “hiç” e këshilltarin e tij Hoxha “viç”
Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ka reaguar pas një deklarate të këshilltari...
-
E zuri rryma, vdes një 14-vjeçar
Një 14-vjeçar në Vaun e Dejës në Shqipëri, ka humbur jetën të martën, pasi ka...
-
Ky është 17 vjeçari që vdiq në Qyshk të Pejës
Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shty...
-
“Bëni gati valixhet për të lënë shtëpitë”, lajm i keq nga Britania
Britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pa...
-
Rëndohet gjendja, shpallet situatë emergjente në veri të Krimesë
Autoritetet ruse në Krime kanë shpallur një “situatë emergjente” në veri të g...
-
Ramiz Lladrovci ka disa sugjerime për Kryeministrin Kurti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është drejtuar Kryeministrit Albin Ku...
-
Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme
KEDS ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të punimeve do të ...
-
KEK-u jep detajet e fundit për gjendjen me energjinë elektrike në vend
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi me Korporatën Ele...
-
Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat ol...
-
Rryma pesëfish më e shtrenjtë – KEDS bën këtë veprim
KEDS ka bërë të ditur se kanë filluar takimet me institucionet për të diskutu...
-
Gruaja e Joe Biden, infektohet me virusin Covid-19
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin C...
-
Vrasja në Prizren, dëshmitari thotë se pa momentin kur të akuzuarit e goditën me thikë të ndjerin
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është dëgjuar dëshmitari, Miran ...