Lajme

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Rexhepi vazhdon të jetë e rëndë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 25 April 2017

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, vazhdon të jetë e rëndë.

Për më shumë se një javë, Rexhepi gjendet nën shërbimin e mjekëve të QKUK-së në mjekim intensiv, pa vetëdije.Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë se konsiliumi mjekësorë po e përcjell gjendjen e Rexhepit.

“Ai po vazhdon mjekimin nën kujdes të stafit mjekësorë në mjekimin intensiv të QKUK-së. Konsiliumi mjekësorë po përcjellë në vazhdimësi gjendjen e tij dhe po kryhen konsultimet sipas vlerësimeve të konsiliumit”, ka thënë Fazliu për Telegrafin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera