Lajme

Gjendja shëndetësore e burrit të Shkurte Fejzës, flasin nga spitali i Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 23 February 2024

Një veturë e ka goditur bashkëshortin e këngëtares, Shkurta Fejzës, Hajrush Behlulin. Në media u publikuan pamje ku ai shihej i gjakosur.

Por gjendja e Hajrush Behlulit është stabile. Kështu ka thënë shefi i emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti për Gazetën Insajderi.

Ai ka treguar se Behluli është dërguar në spital rreth orës 11:15 për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti, por gjendja e tij për momentin është stabile.

-Advertisement-

“Pas kryerjes së ekzaminimeve, terapionit dhe konsultave, pacienti është pranuar në repartin e ORL-së”, tha Veçgishti.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi

Ai ka bërë me dije se Behluli është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”, konfirmoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera