Lajme

Gjendja në vendkalimet kufitare, në Merdar deri në katër orë pritje

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 13 August 2022

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë edhe sot në orët e pasdites vazhdon të ketë pritje dhe kolona të gjata të automjeteve, kryesisht të mërgimtarëve tanë, që po vijnë për pushime dhe atyre që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar të orës 16:25 pritjet më të gjata janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku për të hyrë në territorin e vendit tonë duhet pritur tri deri në tri orë e gjysmë. Ndërsa në dalje, në këtë pikë kufitare, pritjet e udhëtarëve janë deri në katër orë, kurse kolona e automjeteve deri në 1.8km .

Në pikën tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 25-30 minuta dhe kolona është 150 metra, teksa në dalje pritjet janë deri në dy orë, kurse kolona e automjeteve është deri në 800 metra.

-Advertisement-

Pritje ka edhe në Jarinë ku për të hyrë udhëtarët duhet të presin 30-40 minuta, ndërsa në dalje deri në dy orë e 20 minuta, kurse kolona e automjeteve është 1 kilometër e gjatë.

Edhe në vendkalimin kufitar Muçibabë ka kolonë në dalje prej 800 metra, ku pritjet janë 30-40 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë më të vogla 5-10 minuta dhe nuk ka kolonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera