Lajme

Gjendja në pikat kufitare/ Pritje të gjata në Merdarë

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 05 August 2022

Ndonëse dje u raportua se në pikat kufitare gjendja ka filluar të normalizohet, të premten sërish u krijuan kolona te gjata në pikën kufitare në Merdarë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, për të dalë qytetarët po presin më shumë se tre orë e gjysmë.

Edhe në hyrje të kësaj pike kufitare, qytetarët po presin deri në tre orë.

-Advertisement-

Kolonat në dalje të kësaj pikë po arrijnë deri në 900 metra.

Situatë pak më e qetë është në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, ku në dalje po pritet deri në një orë e gjysmë, derisa në hyrje pritjet nuk janë shumë të gjata, përkatësisht 15 deri në 20 minuta.

Ndërkaq, kolona në dalje të kësaj pike kufitare po arrin deri në 300 metra.

Pritje deri në 50 minuta po ka edhe për dalje në pikën kufitare në Jarinjë.

Kurse, për të hyrë në këtë pikë kufitare qytetaret po presin deri në 40 minuta.

Derisa kolona në dalje të pikës kufitare në Jarinjë është 300 metra./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera