Lajme

Gjendja në pikat kufitare, pritje më shumë se një orë te Dheu i Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 09 August 2024

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas të dhënave të fundit, pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuar edhe gjatë ditës së sotme. Qytetarët po presin më shumë se një orë për të dalë nga Kosova, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, në pikat tjera kufitare, Kullë dhe Merdarë raportohet për kolona, kryesisht në dalje.

-Advertisement-

Vendkalimet tjera kufitare janë më të qeta dhe nuk raportohet për kolona apo pritje të qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera