Gjendja e sigurisë në Podujevë vlerësohet si e qetë dhe stabile
Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 27 July 2018
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën është raportuar për gjendjen e sigurisë, për implementimin e projektit të vendosjes së kamerave të sigurisë dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, i kryesuar nga Kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt, në të cilën ka shqyrtuar raportin e Policisë se Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunë; implementimin e projektit te vendosjes se kamerave te sigurisë ne qytet; projektet që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve; informatën për sigurinë në shkolla dhe informatën për aktivitetet e KKSB-së në vitin 20l7.
Lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës, raportoi komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, kapiteni Bekim Bislimi.
Gjendjen e përgjithshme të sigurisë, kapiteni Bislimi, e vlerësoi të qetë dhe stabile. Komandanti i Stacionit të Policisë tha se numri i përgjithshëm i rasteve kriminale, të raportuara në polici, vazhdojnë të shënojnë rënie. Ndërsa, sipas tij, është shtuar numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje.
Kapiteni Bislimi tha se shqetësues mbetet numri i aksidenteve në komunikacion, për çka Policia e Kosovës, ka ndërmarr masa shtesë përmes “Task Forcës” së krijuar dhe masave të tjera për siguri në komunikacion. Edhe përfaqësuesi i KFOR-it gjendjen e sigurisë e vlerësoi të qetë dhe stabile.
Në takimin e KKSB u diskutua edhe për implementimin e projektit të vendosjes së kamerave të sigurisë në qytet.
Komandanti i Stacionit të Policisë, Bekim Bislimi, tha se tashmë janë identifikuar rrugët dhe zonat në qytet, por edhe në disa fshatra, ku është planifikuar vendosja e kamerave të sigurisë, të cilat do të ndikojnë në krijimin e sigurisë për qytetarët.
Kapiteni Bislimi tha se për implementimin e projektit nevojite përkrahje financiare, për çfarë deri tash ka marrë mbështetje nga Kryetari i Komunës, Agim Veliu. Sipas tij, realizimi i këtij projekti mund të arrijnë vlerën deri në 100 mijë euro.
KKSB debatoi edhe për projektet që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve, të cilat mund t’i propozohen drejtorive për miratim në Kuvend.
Lidhur me këtë çështje drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, tha se ekzekutivi i Komunës vazhdon t’i ketë prioritet projektet infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve. Në këtë aspekt u përmendën projektet e shenjëzimit horizontal dhe vertikal të rrugëve, ndërtimi i trotuareve dhe rrjetit të ndriçimit publik.
Kryetari Veliu kërkoi që krahas investimeve në rrugët lokale, të identifikohen problemet dhe rreziqet në rrugën nacionale dhe rrugët rajonale dhe këto probleme të adresohen në Ministrinë e Infrastrukturës.
Drejtori i Arsimit, Agim Blakçori, prezantoi informatë për sigurinë në shkolla gjatë vitit shkollor 2017/18. Me këtë rast ai përmendi investimet e bëra në infrastrukturën shkollore dhe përreth shkollave, siç janë ndërtimi i rrethojave të oborreve të shkollave dhe trotuareve që shpien në shkolla si dhe ndriçimin publik, me qëllim të ngritjes së sigurisë për nxënësit. Drejtori Blakçori potencoi edhe bashkëpunimin e mirë më Policinë e Kosovës në realizimin e fushatave vetëdijësuese për nxënësit kundër dukurive negative.
Në mbledhjen e sotme u shqyrtua edhe informata për aktivitetet e KKSB gjatë vitit 2017.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...