Lajme

Gjendja e sigurisë në male kritike, rrezik për orteqe

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 25 Mars 2024

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se nga reshjet e fundit të borës nga nata e mbrëmshme, gjendja e sigurisë në male, sa i përket orteqeve është kritike.

Sipas tyre, në 72 orët e ardhshme duhet të ketë kujdes dhe të evitohen aktivitetet në vendet e ekspozuara ndaj rrezikut

“Niveli i rrezikshmërisë nga orteqet është në shkallën 5 (shumë e rrezikshme).  Gjithashtu të keni kujdes edhe në komunikacion në zonat malore, gjendja e rrugëve është konform kushteve dimërore.”

-Advertisement-

Është kërkuar që të ketë kujdes gjatë skijimit apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy