Lajme

Gjendja e sigurisë, Anton Quni i drejtohet Qeverisë: Me prioritet duhet të ndërmerren këto veprime

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 19 May 2022

Në debatin parlamentar për siguri, deputeti i LDK-së, Anton Quni përmendi disa veprime dhe vendime që tha se duhet të ndërmerren për të garantuar “siguri të plotë për qytetarët”.

Quni tha se janë disa prioritete që kanë të bëjnë me strategjinë për sigurinë.

“Mendoj se me prioritet do të duhej të hartohen, miratohen dhe implementohen dokumente strategjike siç janë ajo e sigurisë nacionale dhe e mbrojtjes, të cilat si dokumente referuese do të shërbejnë për kompletimin e infrastrukturës ligjore në fushën e sigurisë”, tha ai.

-Advertisement-

Deputeti i LDK-së theksoi se rezervat shtetërore janë shumë të rëndësishme dhe se kjo çështje duhet të merret parasysh.

“Në situatat kur ndonjë rrezik është në kohëzgjatje dhe intensitet të lartë duhet të kemi parasysh qëndrueshmërinë tonë: e kam fjalën për rezervat shtetërore siç janë derivatet, ushqimi, medikamentet, produktet higjienike, etj”, tha ai.

“Kjo fushë do vëmendje të veçantë”, theksoi Quni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera