Lajme

Gjendja e policit të plagosur është stabile, flasin mjekët që e operuan

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 09 December 2022

Polici Ekrem Neziri që u plagos mbrëmë në veri është në gjendje shëndetësore stabile.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës thanë se operimi i tij ka kaluar me sukses dhe për disa ditë do të trajtohet në spital.

“Pacienti është pranuar rreth orës 08:30 dhe në pranim është monitoruar, parametrat vitale kanë qenë të gjitha stabile. Kemi bërë edhe ekzaminime tjera si CT e kokës ku është konstatuar se tek pacienti kemi pjesë të metalit në këtë rast të predhës në regjionin e kraharorit”.

-Advertisement-

“Në bazë të analizave biokimike dhe biohemetologjike është konstatuar se pacienti ka gjendje stabile dhe është dërguar për trajtim në Kirurgjinë Turakale ku edhe i është bërë intervenimi” tha mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora .

Ndërsa mjeku që e operoi tha se trajtimi i policit do të vazhdojë edhe për disa ditë në spital.

“Gjatë operimit i është hequr një predhë shumë e vogël metalike dhe pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. Trajtimi i tij do të vazhdojë edhe për tri deri katër ditë në spital”, tha mjeku.

Ekipi mjekësor i operimit tha se të gjitha ilaçet dhe produktet tjera mjekësore që duheshin në operim janë siguruar nga QKUK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera