Lajme

Gjendja e Merkel nuk është e mirë

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 12 July 2019

Për t’i shmangur dridhjet të cilat iu shfaqen publikisht në tri takime brenda një muaji, kacelarja gjermane, Angela Merkel, është ulur në ceremoninë pritëse të kryeministres së re të Danimarkës, Mette Frederiksen, duke thyer kështu protokolin

Merkel ka thyer protokolin për të mos u ulur gjatë takimeve pritëse, kjo pas problemeve shëndetësore me të cilat po përballet këto kohë.

Zakonisht, në këso takime Merkel qëndron në këmbë për të nderuar himnet e shteteve përkatëse që takohen.

-Advertisement-

 

 

Ndryshe, Merkel të mërkurën pati probleme në pritjen e kryeministrin e Finlandës, ndërsa gjatë 30 ditëve të fundit u dridh në një takim me presidentin gjerman si dhe në vizitën e presidentit ukrainas.

Pas kësaj ajo dje është deklaruar se janë vetëm disa probleme të vogla psikologjike dhe lodhje, për të cilat është duke u trajtuar.

Sidoqoftë, mediat e huaja kanë ngritur si problem se kancelarja gjermane mund të jetë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje, pasi që dridhjet e saj janë shumë shqetësuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera