Lajme

Gjendja e jashtëzakonshme në Serbi nuk vlen për veriun e Kosovës – Këta i përgjigjen veç Kosovës

Autori: Halil Berisha 11:40 | 19 March 2020

Të ashtuquajturat Organe të Përkohshme në veri të Kosovës që në njëfarë mënyre janë komunë paralele kanë urdhëruar banorët që të respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në Serbi nga Aleksandar Vuçiqi.

Në këtë mënyrë thuhet që qytetarëve të kësaj ane iu është ndaluar lëvizja në periduhën prej orës 20:00 deri në 5:00 të mëngjesit, derisa iu ndalohet pensionistëve mbi 65-vjeç dalja nga shtëpia, shkruan gazeta inFokus.

Por, kush do t’ua ndaloj apo t’i arrestoj këta persona nëse nuk respektojnë këto urdhëra.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka biseduar me zëvendëskomandantin e stacionit të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Besim Hotin.

I njëjti ka thënë që krejt urdhërat merren nga institucionet e Kosovës e zingjirit komandues të Kosovës dhe qytetarët mund të vendosin vet nëse nuk duan të dalin, por që urdhërat vijnë nga Kosova e jo nga Serbia.

“Ne jemi në Kosovë, e i respektojmë urdhërat, qytetartë a i dëgjojnë këshillat e tyre janë perosnale, e masat që ne i ndërmarrim janë vendime nga drejtoria e përgjithshme, dikush nuk del gjithë ditën, është vullnet i tyre, e implementimi I masave është ajo çka neve na vjen nga zingjiri komandues”, ka thënë Hoti për gazetën inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera