Lajme

Gjendja aktuale në pikat e kalimeve kufitare, kaq minuta pritje në Merdare

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 11 August 2024

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen aktuale të fluksit të automjeteve nëpër pikat e kalimeve kufitare të Kosovës.

Pritjet më të gjata janë në dalje të Merdarës – 30 deri në 40 minuta, derisa në hyrje të kësaj pike kufitare ato janë 5-10 minuta, dhe nuk ka kolona.

Te Dheu i Bardhë pritja në hyrje është 10-15 minuta, me kolona deri në 80 metra, ndërsa në dalje kolona është 20 metra e gjatë dhe pritjet janë 10 minuta.

-Advertisement-

Në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Muçibabë pritjet në hyrje janë 15-20 minuta, me kolonën e automjeteve prej 20 metrash, ndërsa në dalje ka kolonë 20 metra dhe pritjet janë nga 5-10 minuta.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3-10 minuta dhe nuk ka kolona, sipas të dhënave të orës 13:50.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera