Gjendet vetura e familjes Pacolli në Lepenc

Autori: Gazeta inFokus
16:59 | 18 June 2023
Është gjetur në lumin Lepenc rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia, vetura e familjes Pacolli nga Kosova, informon KlanM.
Ndërkohë që ende po vazhdon aksioni për gjetjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Kosova, të cilët bashkë me automjetin e tyre ranë në ujërat e lumit Lepenc në rrugën Shkup – Bllacë, jozyrtarisht po qarkullojnë informacione se si mund të ketë ndodhur rasti, përcjell KlanM.
Nga policia njofuan se me urdhër të prokurorisë është arrestuar shoferi 64 vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka përplasur me veturën e tij automjetin me të cilën udhëtonin familja nga Kosova. Ndërsa nga prokuroria kanë dhënë versionin fillestar se si mund të ketë ndodhur aksidenti.
“Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura Volkswagen Touran me targa maqedonase ka tejkaluar një kolonë veturash. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë BMW me targa kosovare që lëvizte në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur anash, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenc”, thonë Prokuroria.
Aksioni vazhdon në mënyrë të koordinuar mes pjesëtarëve nga MPB dhe Armata e Maqedonisë dhe FSK-ja, bashkë me vullnetarë të tjerë.

Të tjera
-
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan mandatin e deputetit duhet të dorëhiqen para certifikimit të rezultatit
Sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gji...
-
Trump: Bisedimet me Putinin ishin frytdhënëse, lụfta në Ukrainë mund të përfundojë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka “...
-
Rama reagon: Protestuesit nga Podujeva t’i respektojnë vendimet sikur komunat e tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se protestuesit nga Podujeva du...
-
Komisionerja Kos: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, zhvillim historik
Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Kom...
-
Valmir Elezi jep lajmin e shumëpritur: Të shtunën, KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Këtë të shtunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet përfu...
-
Barbano i kënaqur me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it
Sot, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjen...
-
U tha se ishte vetëaksident, policia arreston shoferin e një kamioni për aksidentin ku vdiqën dy vajza, një tjetër në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 10:00...
-
Abdixhiku flet me ambasadorin turk për zgjedhjet e 9 shkurtit, kërkon thellim bashkëpunimi për sigurinë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin...
-
Orban heq sanksionet e BE-së ndaj disa oligarkëve rusë
Hungaria përdori veton e saj për të detyruar heqjen e sanksioneve të BE-së nd...
-
Ambasada gjermane: Suksesi i dialogut varet nga përkushtimi i Kosovës dhe i Serbisë për t’i shndërruar marrëveshjet në veprime
Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se Kosova e Serbia duh...
-
Grainca e VV-së paditë gazetarin Mehmetaj, ky i fundit i përgjigjet: Eja në debat, aty flasim
Kandidatja për deputet e VV-së, Adelina Grainca, e ka paditur për shpifje gaz...
-
Vetaksidenti me dy të vdẹkura në Ranillug, kjo është gjendja e vajzës së tretë
Dy vajza, njëra 23 vjeçare dhe tjetra rreth 20 vjeç kanë vdekur si pasojë e n...