Lajme

Gjendet trupi i pajetë i 38-vjeçarit që u mbyt në lumin e Vjosës

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 07 August 2017

Një 38-vjeçar nga Vlora u mbyt pasditen e sotme në lumin e Vjosës. Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, por policia e Vlorës sqaron se rreth orës 18:00 është njoftuar në lumin Vjosë në fshatin Mifol është mbytur një shtetas.

Ndërkohë që Policia e Vlorës bën me dije se lidhur me ngjarjen e datës 06.08.2017, ku në lumin Vjosë, në fshatin Mifol, është mbytur një shtetas, shërbimet e policisë me ndihmën e grupit të polumbarëve kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxierrjen e trupit të tij.

Ai është shtetasi me inicialet A.N., 38 vjeç. Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera