Lajme

Gjendet trupi i pajetë i të riut nga Ferizaj, është zhdukur tre ditë më parë

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 12 December 2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur një trup i pa jetë i një personi nga Ferizaj, i cili është zhdukur para tri dite.

Trupi i pajetë i personit me inicialet Sh.B është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit, shkruan gazeta inFokus.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar nga prokuroria dhe policia.

-Advertisement-

“Është gjetur trupi i pajetë 32 vjeçarit nga Ferizaji SH.B i cili është zhdukur para 3 dite. Trupi i tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Policia dhe prokuroria po heton rastin”, ka thënë Gashi./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera