Lajme

Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 22 May 2022

Në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, sapo është nxjerrë një trup i cili po kërkohej gjatë ditës së sotme, pasi ishte parë nga disa peshkatarë të cilët kishin tentuar ta nxirrnin, por që nuk kishin arritur.

Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se trupi është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë njoftuar policinë e Kosovës, e më pas është nxjerrë me ndihmën e FSK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera