Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 14 May 2022

Një person, rreth të 50-ve është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Sipas tij, njësitë kompetente të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe emergjenca.

-Advertisement-

“Sipas informatës së pranuar nga policia, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë është një trup i gjakosur i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar se trupi është pa shenja jete”, ka thënë Prekazi.

“Do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ndër të tjera Prekazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera