Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, dyshohet se kishte vdekur ditë më parë

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 15 May 2022

Një burrë nga Prizreni është gjetur pa shenja jete gjatë të shtunës në banesë, e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti është njoftuar nga fqinjët ku thanë se personi nuk është parë që tri ditë më parë dhe se banesa e tij kundërmonte erë.

“Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera