Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 07 March 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Graçanicë, shkruan Gazeta Infokus.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku gjatë shikimit të vendit të ngjarjes në një objekt ndihmës kanë gjetë dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera