Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 16 May 2021

Një grua është gjetur pa shenja jete dje në Bellanicë të Malishevës, njofton policia.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për rastin në fjalë ishte njoftuar ekipi mjekësor, por kur kanë arritur në vendin e ngjarjes është konstatuar se e njëjta nuk ka më shenja jete.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Fsh. Bellanicë, Malishevë 15.05.2021 – 13:00. Nga ekipi mjekësor është pranuar informacioni se deri sa ata i ishin përgjigjur një kërkese për ndihmë mjekësore, kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Të tjera