Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 15 November 2022

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Vushtrri, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Derisa, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera