Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 08 February 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:35.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera