Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 01 September 2024

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ferizaj, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në raport thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

-Advertisement-

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndryshe nga policia kanë bërë të ditur se rasti është në hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera