Lajme

Gjendet pa shenja jete 57 vjeçarja ferizajase

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 16 September 2021

Një grua është gjetur pa shenja jete në Ferizaj, gjatë ditës së enjte.

Viktima është e moshës 57 vjeçare dhe është gjetur pa shenja jete afër xhamisë së këtij qyteti, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca që po merren me rastin.

-Advertisement-

Lajmin e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt.

“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964. Njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca”, tha Shabani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera