Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Portit të Durrësit, detajet e para

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 30 May 2021

Trupi i një djali të ri u gjet sot pasdreke i pajetë në Portin e Durrësit dhe dyshimet kryesore janë që viktima është një emigrant sirian që është mbytur në rrethana të paqarta.

Dyshohet se djaloshi fatkeq po kalonte ilegalisht nga porti drejt Italisë.

I ndjeri u gjet në afërsi të barkave të peshkimit. Trupi u gjet mbi ujë dhe u nxor nga peshkatarët siç shihni foton që publikoi portali lokal Durrëslajm.

-Advertisement-

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, ku nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.Grupi hetimor megjithatë thotë se po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera