Lajme

Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë, dyshohet se është regjisorja Arzana Kraja, vajza e Mehmet Krajës

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 13 November 2019

Një trup i pajetë është gjetur në Kalabri të Prishtinës.

Gjetjen e një trupi të pajetë e ka konfirmuar për gazetën inFokus edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një  informatë, për një trup të pa jetë në lagjen Kalabria  Prishtinë. Njësië policore kanë dal menjëherë në  vendin e ngjarjes, përfshië edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore.  Policia po e trajton rastin si ‘vdekje e dyshimtë’”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Mirëpo, burimet e gazetës inFokus, kanë bërë treguar që bëhet fjalë për regjisoren Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Krajës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera