Lajme

Gjendet një person i vdekur në Volljakë të Klinës

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 18 August 2018

Gjatë mesnatës është gjetur një trup i pajetë në fshatin Volljakë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për AktivPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se viktima është mashkull i lindur në vitin 1991.

-Advertisement-

“Trupi i viktimës është gjetur në orën 23:45. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet relevante dhe me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë Rugova.

Shkaktarët e vdekjes së viktimës, sipas tij, do të mësohen tek pasi të merret raporti i obduksionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera