Lajme

Gjendet një person i vdekur në Rugovë, dyshohet se i ka rënë lisi

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 11 November 2021

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Rugovë.

Dyshohet se viktimës i ka rënë një lis, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Këto informacione i ka konfirmuar për Express, Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

-Advertisement-

“Dyshohet se i ka rënë lisi, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera