Lajme

Gjendet një person i vdekur në Pejë

Autori: Ermirë Berisha 09:31 | 23 June 2022

Mëngjesin e së mërkurës është gjendur pa shenja jete një person në ballkonin e një dhome në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas marrjes së informatës njësitë përkatëse menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Sipas policisë janë marrë të gjitha masat e duhura dhe rasti po vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

“Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera