Lajme

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Klinë, intervenon FSK’ja

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 04 May 2021

Një  person ka raportuar në  Polici se derisa ishte duke punuar ka hasur në  një  mjet të  dyshuar të  pashpërthyer, shkruan Gazeta Infokus.

Në  raportin 24 orë sh të  policisë  thuhet se Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa një sitet e FSK për deminim ka  tërhequr mjetin e dyshuar.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYERFsh. Gllarevë, Klinë 03.05.2021-10:15. Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se, gjatë punimeve (në një kanal) kanë hasur në mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim ka  tërhequr mjetin e dyshuar M-1, për ta dërguar në një vend të sigurt për asgjësim”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera