Lajme

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 08 March 2021

Një burrë nga komuna e Ferizajt ka raportuar në polici se derisa po punonte ka hasur në një mjet të pashpërthyer, shkruan Gazeta Infokus.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se njësiti për deminim i FSK-së e  ka tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPERTHYERFsh,Greme,Ferizaj, 07.03.2021-12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, Njësiti për deminim i FSK-se ka tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera