Uncategorized

Gjendet një kufomë në shtëpi që kishte vdekur para pesë viteve

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 19 July 2017

Kishte vdekur prej pesë vitesh, në vetmi të plotë. Kufoma e Filippo Trotta, një 75-vjeçar italian nga Bari, u gjet nga policia në shtëpinë e ti në rrugën Cremona gjatë së hënës.

Policia u lajmërua nga motra e të ndjerit, e cila kishte kërkuar shumë herë që ta kontaktonte që nga Venezuela ku dhe jetonte, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Gruaja më në fund u dorëzua dhe kuptoi se diçka nuk shkonte, duke lajmëruar policinë. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

-Advertisement-

Viktima jetonte vetëm, pasi prej kohësh vëllezërit dhe motra e tij, ishin transferuar në Venezuelë, njofton Noa.al.

Fqinjët ishin drejtuar disa herë në zyrat komunale duke kërkuar që të hyhej në apartament, por kjo gjë nuk kishte ndodhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera