Fokus

Gjendet mjet shpërthyes në Pejë, komuna u bën thirrje urgjente qytetarëve të mos frekuentojnë këtë pjesë

Autori: Halil Berisha 18:37 | 03 July 2020

Një mjet shumë i rrezikshëm shpërthyes është gjetur në një pjesë të qytetit të Pejës.

Fjala është për vendin e njohur si “Te Sharra”, shkruan gazeta Infokus.

Aty, menjëherë kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe të FSK-së, të cilët edhe kanë larguar në mënyrë të sigurte mjetin në fjalë.

-Advertisement-

Megjithatë, është një shqetësim i madh pasi në atë pjesë që ishte e minuar që prej kohës së luftës dhe konsiderohet e rrezikshme, po dalin të shëtitën me të madhe qytetarët.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me drejtoreshën për Shërbime Publike në komunën e Pejës, Xhevahire Çekun e cila ka dhënë detaje në lidhje me këtë mjet që u gjend.

Ajo, ka përcjellur shqetësimet e komunës dhe FSK-së e Policisë që në këtë vend të rrezikshëm ka dalje të mëdha të qytetarëve të cilët nuk po respektojnë shenjat dhe thirrjet.

“Mu ka drejtua organizata e deminimit “HALO TRUST” e kanë kërkuAR ndihmë nga komuna e Pejës me vëzhgua atë teren që ka pas dyshime për mjete shpërthyese I kam marr krejt masat e I kemi njoftu njësitin policorë e ata kanë fillua pastrimin e asaj zone, është bomba e dytë ose e tretë që po gjindet në atë pjesë, lokacionit aty parashihet se është zonë e rrezikshme. Në bashkëpunim me FSK-në sot është gjetë ajo bombë, është shkatërrua”, ka thënë Çeku.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në atë zonë, shkruan gazeta Infokus.

“Po ata bëjnë thirrje tek qytetarët e po bëhen shëtitje të shumta të qytetarëve, nuk po janë të vetëdijshëm e mu drejtunë me u bë thirrje tek qytetarët. Është nga koha e luftës së fundit në Kosovë, e bile ishte goxha me kapacitete të larta, nëse kish shpërthy, rrezen e ka goxha të madhe, krejt arsye pse mu kanë drejtu mu e nuk po respektohen njoftimet se është zonë e minuar, e nuk e kanë jetën e sigurtë hala pa u kontrollu ai terren”, ka thënë Çeku./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera