Lajme

Gjendet mjet shpërthyes në një autobus në fshatin Llapushnik

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 05 December 2020

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në një autobus në fshatin Llapushnik të Drenasit, raporton GazetaBlic.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante.

“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjindet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vend-ngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera