Lajme

Gjendet marihuanë e kokainë në Burgun e Dubravës

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 21 April 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qendrën korrektuese të Dubravës është gjetur një sasi substancash narkotike.

Zyrtarët korrektues i kanë gjetur një të burgosuri marihuanë dhe më pas nga kontrollet në qeli kanë gjetur edhe kokainë.

“Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit tek i burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të pavianëve, janë gjetur dhe konfiskuar në një vend 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike llojit kokainë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera