Lajme

Gjendet i vrarë një person në Istog, zbulohet identiteti i viktimës

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 01 March 2021

Në varrezat e fshatit Studenicë, mbrëmë në orët e vona të natës është gjetur një person i vrarë.

Mjekët kujdestarë të QKMF-së në Istog kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Gazmend Zeqiraj nga fshati Studenicë.

-Advertisement-

Nuk dihet ende arsyet që kanë çuar në këtë akt tragjik.

Viktima është i moshës 47 vjeçare.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera