Lajme

Gjendet i vdekur një shqiptar në burgun grek

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 08 December 2019

Një 36 vjeçar me shtetësi shqiptare gjatë kësaj të diele është gjetur i vdekur në burg në Greqi.

Sipas mediave greke, transmetuar më pastaj ato shqiptare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në burgun Agias në Kretë, shkruan gazeta inFokus.

Trupi i tij është transportuar drejt spitalit të Hanias, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore, ndërsa policia e vendit fqinj po heton në lidhje me ngjarjen, raporton Panorama.

-Advertisement-

Sipas raportimit bëhet e ditur se në trupin e shqiptarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Ende nuk dihet emri i tij./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera