Lajme

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 06 October 2021

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në rrugën “Agim Çavdërbasha” në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

-Advertisement-

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Hetim mbi vdekjen -Rr. Agim Çavdërbasha, Prishtinë 05.10.2021-19:10. Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera