Lajme

Gjendet i vdekur një person në magjistralen Suharekë-Shtime

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 15 March 2022

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën, në magjistralen Suharekë-Shtime, përkatësisht në afërsi të një restoranti, shkruan Gazeta Infokus.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se mjeku përgjegjës e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një veturë të cilën dyshohet ta ketë përdorur viktima.

-Advertisement-

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera