Lajme

Gjendet i vdekur një person afër urës së një lumi në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 29 March 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Vushtrri është gjetur pa shenja jete afër urës së një lumi, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rastin e ka raportuar një burrë të martën rreth orës 11:03.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se afër një urës në lumë, kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera