Lajme

Gjendet i vdekur një burrë ne Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 26 August 2022

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera