Lajme

Gjendet i vdekur një 54 vjeçar në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 01 December 2019

Një shtetas me inicialet B.B. i lindur në vitin 1965 është gjetur pa shenja jete në një kanal në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Pejë.

Policia në Pejë thotë se rreth orës 07:08 min, kanë pranuar informacion  se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’- Pejë  në një kanal, ishte vërejt një person i shtrirë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalur njësite  policore.

-Advertisement-

“Njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve. Me  hetimin e këtij rasti janë duke u marrë Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pa jetë është bartur nga vendi i ngjarjes për tu dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera