Lajme

Gjendet i vdekur një 46 vjeqar në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 16 November 2019

Një 46 vjeqar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Podujevë.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se në trup nuk ka shenja dhune dhe se trupi me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore.

-Advertisement-

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion”, tha Krasniqi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera