Lajme

Gjendet i vdekur një 46 vjeçar në një lokal në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 05 August 2022

Një 46 vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Gjithashtu, ajo ka njoftuar se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, ku policia ka nisur hetimin dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit.

-Advertisement-

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si “vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit” tha Ahmeti./Gazeta Infokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera