Lajme

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar shqiptar në Itali

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 04 January 2024

Një 36 vjeçar është gjetur i varur në një pemë në Itali, i njëjti nuk ishtë paraqitur në punë atë ditë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë në periferi të Vetriolo-s, pranë Bagnoregio-s në rajonin e Lazios.

Kërkimi nisi nga punëdhënësi, i cili duke parë që ai nuk ishtë paraqitur në punë është shqetësuar dhe njoftoi autoritetet. Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

-Advertisement-

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

“Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera