Rozë

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij aktori i njohur

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 03 December 2019

Aktori Cha In Ha është gjetur i vdekur në banesën e tij në moshën 27 vjeçare, vetëm pak javë pasi dy yje të famshëm të pop-it kryen vetëvrasje.

Aktori Korean, Cha In Ha ka vdekur në moshën 27 vjeçare, shkruan DailyMail.

Ylli në ngritje u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të martën më 3 dhjetor, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar edhe nga agjentët e tij, Fantagio.

-Advertisement-

Vdekja e aktorit vjen vetëm dy vjet pasi e bëri debutimin në aktrim, ndërsa ky lajm pikëlloi të afërmit e tij.

Aktualisht shkaku i vdekjes së Cha nuk dihet, por sipas “The Straits Times” rasti po hetohet nga policia.

Në postimin e fundit që aktori e kishte bërë në Instagram, kishte shkruar “Të gjithë vëzhgojnë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera