Lajme

Gjendet eksp*oziv nën një veturë në Leposaviq, në vend të ngjarjes dolën edhe njësiti K9 dhe KFOR-i amerikan

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 09 Prill 2024

Policia e Kosovës këtë të martë rreth orës 11:00 është njoftuar se nën një veturë në Leposaviq gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se me të marrë informacionin, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.

Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitë relevante policore duke përfshirë edhe njësinë K9 dhe njësitin për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Prezent ishin edhe KFOR-i amerikan”.

-Advertisement-

“Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16e20 është largu nga Vendi i ngjarjes”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Më tej, Elshani tha se në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po hetohet nga policia.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy