Lajme

Gjendet e vdekur një grua në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 11 June 2022

Një grua është gjetur pa shenja jete mesditën e së premtes në një banesë në Pejë, përkatësisht tek rruga Adem Jashari, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor ka dalë ne vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera