Lajme

Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 05 August 2022

Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten në banesën e saj në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas dëshmitareve, viktima ka jetuar e vetme.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Raportohet se një femër kosovare, e cila sipas dëshmitarëve ka jetuar e vetme, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera